Dhuna në Familje

Dhuna në familje nuk është një çështje private.  Përveç vuajtjeve si rezultat i kësaj dhune, shoqëria gjithashtu paguan një çmim të madh, qofte në fitimet e humbura apo në shpenzimet mjekësore, policore, ligjore dhe sociale të nevojshme për të punuar me këto raste.  Dhuna në familje është një fenomen i përhapur në Kosovë, me 944 incidente të raportuara vetëm në vitin 2010.  Gjithsesi shumica e kryeseve të dhunës në familje kurrë nuk janë dënuar nga sistemi i drejtësisë, dhe viktimat shpesh nuk marrin mbrojtjen e nevojshme nga policia, prokuroret apo gjyqtarët, të cilëve ndoshta u mungon trajnimi i duhur për tu marre me këto raste ose ata gabimisht besojnë se këto raste janë çështje private.

Reformat e propozuara

Kampanja Drejtësia dhe Qyqarët ka identifikuar tri reforma kyçe të cilat do të përmirësonin procesin se si sistemi i drejtësisë penale i adreson çështjet e dhunës në familje.

1.  Policët e Kosovës, Sektori i Hetimeve Kundër Dhunës në Familje duhet të obligohen që të ua japin viktimave të dhunës në familje një broshure në të cilën janë të cekura të “Drejtat dhe Burimet”, që ata mund ti përdorin.  Policia janë të obliguar t’i informojnë viktimat e dhunës në familje për të drejtat e tyre dhe burimet që ata mund t’i përdorin.  Gjithsesi shume shpesh kjo nuk ndodhe. Edhe atëherë kur ndodhe, viktimat mund të jenë shumë të traumatizuar nga dhune që kanë përjetuar dhe nuk do të mbajnë në mend çka ju është thëne.  Një broshure që do të përmbaje këto informacione do të ju mundësonte viktimave të ju referohen këtyre informacioneve kur të jenë të gatshëm dhe kur të ju duhet të dinë se ku të drejtohen për ndihmë.

2.  Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës duhet të publikoj numrat e telefonave dhe formularin onine  për të parashtruar ankesat kundër policëve të Kosovës. Policia duhet të japin përgjegjësi kur nuk i përmbushin detyrimet e tyre siç duhet.  Publikimi i procesit se si duhet të parashtrohen ankesat  kundër policeve do t’i ndihmonte viktimat e dhunës në familje të ankohen kundër policeve që dështojnë tu përgjigjen rasteve të tyre.

3.  Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Këshilli Prokuroria i Kosovës duhet të caktojnë gjyqtar dhe prokuror që do të specializohen për rastet e dhunës në familje. Kjo duhet të përfshijë trajnime të specializuara në Institutin Gjyqësor të Kosovës. Këto trajnime do të sigurojnë së zyrtaret që merren me këto i dine ligjet që duhet të përdoren në rastet e dhune në familje.

Përfshirja e qytetarëve dhe shoqërisë civile

Kampanja Drejtësia dhe Qytetarët është një partneritet i grupeve të qytetarëve dhe shoqërisë civile që po i shtynë institucionet të përkushtohen për këto reforma.  Për ta bërë ketë, ne:

  • Do të mbajmë takime me zyrtar nga institucionet relevante për te kërkuan nga ta përkushtim për këto reforma;
  • Do të përdorim mjetet e evokimit, si peticioni për të dëshmuar së qytetarët i mbështesin këto reforma;
  • Do të sigurohemi se reformat po zbatohen pasi premtimi për zbatim të merret nga institucionet.

Ju ftojmë të na bashkoheni. Si qytetar, ti mund të marrësh pjese në kampanjën Vepro dhe të na bashkohesh ne në facebook.  Si organizate e shoqërisë civile, ti mund te bashkëpunosh me Drejtësia dhe Qytetarët për të treguar mbështetjen tuaj për këto reforma dhe per te monitoruar zbatimin e ketyre reformave.

 

Share